TV LIVE
Nga Bota
19 June 2026
Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pasi persona të armatosur sulmuan të enjten aeroportin më të madh të Nigerit, njoftuan autoritetet.

 Ky është sulmi i dytë ndaj këtij objekti brenda më pak se pesë muajsh.

Banorët e vendit me shumicë myslimane thanë  se sapo kishin përfunduar faljen e namazit të mëngjesit kur dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh nga Aeroporti Ndërkombëtar “Diori Hamani”, i vendosur në kryeqytetin Niamej, shkruan BBC, transmeton KosovaPress. 

Ministria e Mbrojtjes e Nigerit bëri të ditur se në mesin e viktimave janë 22 sulmues, 11 ushtarë dhe dy civilë.

Mbrëmjen e së enjtes, grupi xhihadist Jama’at Nusrat al-Islam ëal-Muslimin (JNIM), i lidhur me Al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin.

Nigeri po përballet prej më shumë se një dekade me kryengritje të grupeve islamiste.



Të ndryshme
Më shumë