TV LIVE
Nga Bota
19 June 2026
JD Vance kritika ministrave të Netanyahut: Disa sulmuan marrëveshjen me Iranin, Trump është i vetmi udhëheqës sot që e pëlqen Izraelin

Reagimet në Izrael nga marrëveshja SHBA-Iran nxorën në pah hendekun midis Uashingtonit dhe anëtarëve të qeverisë së Benjamin Netanyahu.

 

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance kritikoi ashpër të enjten zyrtarët izraelitë për mungesën e mbështetjes së tyre për marrëveshjen SHBA-Iran, duke akuzuar ministrat e ekstremit të djathtë se nuk e vlerësojnë mbështetjen amerikane, ndërsa mbrojti memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar së fundmi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Keni parë njerëz në kabinetin e Bibit (Benjamin Netanyahut) që dolën dhe sulmuan marrëveshjen, dhe në një farë mënyre sulmuan presidentin e Shteteve të Bashkuara shumë personalisht”, u tha ai gazetarëve, duke përdorur nofkën e kryeministrit Netanyahu, të cilin e përjashtoi nga zemërimi i tij i hapur.

Sipas tij, Trump është i vetmi udhëheqës sot që e pëlqen Izraelin.

“Para së gjithash, Donald J. Trump është i vetmi kryetar shteti në të gjithë botën që e pëlqen kombin e Izraelit tani. Dhe rastësisht është kreu i shtetit të superfuqisë botërore. Nëse do të isha anëtar i kabinetit të qeverisë izraelite, ndoshta nuk do të më duhej të merresha me aleatin e vetëm të fuqishëm që më ka mbetur në të gjithë botën.

Gjëja tjetër që do të doja të thoja është se, në tre muajt e fundit, dy të tretat e armëve mbrojtëse që kanë mbrojtur atdheun tuaj janë prodhuar nga amerikanët dhe janë financuar nga paratë e taksapaguesve amerikanë”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë