TV LIVE
Sport
18 June 2026
Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit

Kolumbia e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur me shifrat 3-1 ekipin e Uzbekistanit.

Latino-amerikanët, ashtu siç pritej dominuan ndeshjen dhe gjetën avantazhin në pjesën e parë më anë të Munjoz. Por në mënyrë të papritur, Fejzullaev barazoi shifrat për ekipin e drejtuar nga Fabio Kanavaro në minutën e 60, duke shqetësuar jo pak kolumbianët.

Megjithatë, i zakonshmi Luis Diaz, gjeti pak minuta më vonë rrjetën për të kthyer përsëri në avantazh të tijtë, të cilët kërkuan me ngulm një tjetër gol derisa e gjetën me Kampaz në fund, për të vulosur suksesin 3-1.



Të ndryshme
Më shumë