TV LIVE
Nga Vendi
17 June 2026
KOLONIA NDËRKOMBËTARE E ARTIT “OMER KALESHI” SJELL FRYMËN E KRIJIMTARISË NË KËRÇOVË

Në Kërçovë po mbahet Kolonia e Parë Ndërkombëtare e Artit “Omer Kaleshi”, një ngjarje kulturore që ka mbledhur artistë të njohur shqiptarë  nga vendi dhe rajoni. Nga 14 deri më 19 qershor, pjesëmarrësit po krijojnë veprate tyre artisitike, duke e shndërruar qytetin në një qendër të krijimtarisë, frymëzimit dhe dialogut kulturor. Për realizimin e punimeve të tyre, artistët kanë zgjedhur fshatin piktoresk Qafë, ku natyra dhe peizazhi i veçantë ofrojnë një ambient ideal për shprehjen artistike.
Organizatorja e kësaj kolinie artistike Lulzime Osmani foli më shumë rreth këtij eventi si dhe për emrin që mban kolonia e artit të të madhit Omer Kaleshi.

Artistët pjesmarës në këtë koloni u shprehën të kënaqur nga ky organizim e në veçanti me ambientin e qetë që ofron fshati malor Qafë.

Pjesmarrës në koloninë Ndërkombëtare të Artit “Omer Kaleshi”  është  edhe Saimir Strati nga Shqipëria mbajtës i 11 rekodreve guines për mozaiket më të çuditshme në Botë.


 



Të ndryshme
Më shumë