TV LIVE
Nga Vendi
17 June 2026
BDI mban mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, në fokus zhvillimet politike dhe aktivitetet partiake

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.

Sipas njoftimit të BDI-së, në mbledhje u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe qëndrimet politike lidhur me çështjet me interes për qytetarët.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Kryesisë shkëmbyen vlerësime për proceset aktuale politike, duke theksuar nevojën për angazhim të përgjegjshëm në mbrojtje të interesit publik dhe të arritjeve të deritanishme.

Në takim u shqyrtuan edhe aktivitetet që strukturat e BDI-së po zhvillojnë në terren. Nga partia u vlerësua lart angazhimi i degëve dhe strukturave organizative në të gjitha nivelet, me synimin për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të subjektit politik.

Po ashtu, Kryesia diskutoi për aktivitetet e planifikuara në periudhën në vijim, me theks të veçantë në komunikimin me qytetarët dhe fuqizimin e veprimit politik në terren.

Në përfundim të mbledhjes, Kryesia e BDI-së ritheksoi përkushtimin për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ruajtjen e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimin e rolit të partisë në zhvillimet politike në vend. përcjell  Zhurnal.mk .



Të ndryshme
Më shumë