TV LIVE
Nga Rajoni
17 June 2026
Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA në Shqipëri, senati e voton me 51 vota pro

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri.

Në seancën e Senatit, kandidatura e Wendt mori 51 vota pro dhe 47 vota kundër, duke siguruar kështu miratimin përfundimtar për emërimin e tij në postin diplomatik.

Votimi në Senat erdhi pasi kandidatura e tij ishte miratuar më herët edhe nga komisioni përkatës senatorial, duke hapur rrugën për konfirmimin përfundimtar.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching

Me miratimin e Senatit, procesi i emërimit të Eric Wendt si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është përmbyllur. Ai pritet të marrë detyrën në Tiranë në ditët në vijim.

Wendt vjen me punë në Tiranë pas një eksperience të gjatë në forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara.



Të ndryshme
Më shumë