TV LIVE
Nga Vendi
16 June 2026
PREJ KOHËSH PA RIPARIM, RRUGËT E DËMTUARA VAZHDOJNË TË JENË PROBLEM PËR QYTETARËT E KËRÇOVËS

Qytetarët e Kërçovës vazhdojnë të përballen me rrugë të dëmtuara dhe të mbushura me gropa në disa lagje të qytetit, një problem që prej kohësh po u shkakton vështirësi në qarkullim dhe dëmtime në automjetet e tyre.
Banorët shprehen të revoltuar nga neglizhenca e institucioneve dhe kërkojnë nga Komuna e Kërçovës që të ndërmarrë sa më shpejt masa konkrete për sanimin e rrugëve të dëmtuara.
Megjithëse ankesat e qytetarëve kanë qenë të vazhdueshme, deri më tani nga Komuna nuk janë ndërmarrë hapa për mbushjen e gropave apo riparimin e segmenteve problematike. Për pasojë, me kalimin e kohës, gjendja e rrugëve po përkeqësohet edhe më tej.
Qytetarët presin që autoritetet komunale të reagojnë urgjentisht dhe të ofrojnë një zgjidhje për këtë problem, i cili po ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe përditshmërinë e tyre.



Të ndryshme
Më shumë