TV LIVE
ShowBiz
15 June 2026
Dua Lipa dhe Callum Turner në muaj mjalti, publikohen

Pas festimeve madhështore të dasmës së tyre, Dua Lipa dhe Callum Turner duket se kanë nisur muajin e mjaltit. Ata ka zgjedhur brigjet e Siçilisë për të kaluar ditët e para si çift i martuar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe aktori britanik janë fotografuar në Taormina, ku po shijojnë pushime luksoze larg vëmendjes së përditshme. Megjithatë, paparacët kanë arritur të fiksojnë disa momente të ëmbla mes tyre, teksa çifti shfaqet më i afërt se kurrë.

Në imazhet e publikuara nga mediat e huaja, Dua dhe Callum shihen duke kaluar kohë në det mbi një platformë lundruese. Përqafime, puthje dhe buzëqeshje nuk kanë munguar gjatë gjithë qëndrimit të tyre, duke treguar se po përjetojnë plotësisht atmosferën e muajit të mjaltit.

Artistja 30-vjeçare u shfaq me një pamje tipike verore, e veshur me bikini ngjyrë argjendi dhe me një bandana bardh e zi në kokë, ndërsa Callum qëndronte pranë saj gjatë gjithë kohës.

Në disa prej fotove, çifti shihet duke shkëmbyer momente intime dhe duke shijuar qetësinë e detit, ndërsa në të tjera bisedojnë dhe relaksohen nën rrezet e diellit mesdhetar.



Të ndryshme
Më shumë