TV LIVE
Teknologji
15 June 2026
Microsoft sjell nostalgji - edicion special i Xbox-it për 25-vjetorin

Microsoft ka prezantuar një edicion të veçantë të konzolës Xbox për të shënuar 25-vjetorin e markës, duke rikthyer dizajnin klasik dhe elementët nostalgjikë që kujtojnë gjeneratat e para të kësaj platforme.

Kompania ka zbuluar Xbox Series X25 Limited Edition, një version i ri i konzolës së fuqishme Xbox Series X, i cili vjen me dizajn të tejdukshëm në ngjyrë jeshile “OG Green”, si homazh për Xbox-in origjinal të viteve të hershme 2000.

Edhe pse pamja është ndryshuar ndjeshëm, specifikat teknike mbeten të njëjta me modelin standard, përfshirë 1TB hapësirë ruajtjeje dhe performancën e gjeneratës aktuale.

Sipas Microsoft-it, ky edicion është një “homazh për historinë e Xbox-it dhe komunitetin e lojtarëve që e kanë ndjekur atë gjatë 25 viteve”.

Dizajni përfshin disa elemente karakteristike:

kasë transparente në ngjyrë jeshile,

logo e Xbox-it që ndriçon në ngjyrë jeshile gjatë ndezjes,

shenjë për 25-vjetorin në pjesën e përparme të pajisjes,

si dhe detaje të fshehura që kompania i përshkruan si surpriza për fansat.

Edhe kontrollori shoqërues vjen në të njëjtin stil nostalgjik, me butonat klasikë ABXY në ngjyrat origjinale dhe dizajn transparent që zbulon elementët e brendshëm të pajisjes.

Microsoft ka bërë të ditur se kjo edicion i kufizuar do të dalë në treg në nëntor, ndërsa çmimi dhe data e saktë e lansimit ende nuk janë publikuar.



Të ndryshme
Më shumë