TV LIVE
Nga Vendi
13 June 2026
Banka Popullore shpall konkurs për hulumtuesit e rinj, thirrje për të rinjtë deri në 35 vjeç – çmimi i parë 130 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit vjetor për hulumtuesit e rinj për vitin 2027, duke u dhënë mundësi të rinjve deri në moshën 35 vjeç të aplikojnë me punime kërkimore në fushën e makroekonomisë, bankave dhe sistemeve bankare. Sipas Bankës Popullore, çmimi synon të nxisë zhvillimin e mendimit shkencor, të inkurajojë aktivitetin kërkimor dhe të promovojë kuadrot e reja profesionale në këto fusha.

Për vendin e parë është paraparë një shpërblim prej 130 mijë denarësh, ndërsa për vendin e dytë 65 mijë denarë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të punësuarit në Bankën Popullore nuk mund të marrin pjesë në konkurs. Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike të përcaktuar nga institucioni, ndërsa afati i fundit për dorëzim është 1 shkurt 2027.



Të ndryshme
Më shumë