TV LIVE
Nga Vendi
13 June 2026
Mexhiti: 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë, po afrojmë qytetarët dhe po hapim mundësi të reja

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka përshëndetur investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë, duke theksuar se ky projekt paraqet dëshmi të realizimit të premtimeve dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet vendeve të rajonit.

Ja postimi i tij:

“Shkupi tashmë më afër Prishtinës.

200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë.

Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve t’thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve.

Kjo është qeverisja jonë. Çdo premtim i mbajtur, çdo angazhim i kthyer në punë. Investojmë për një shtet më të zhvilluar, për ekonomi më të fortë dhe për lidhje më të afërta mes vendeve tona.

Po ndërtojmë kilometra rrugë, sepse kështu afrojmë njerëz, krijojmë mundësi dhe hapim horizonte të reja për brezat që vijnë. Urime!



Të ndryshme
Më shumë