Dje(e premte) 12 qershor, është shënuar 27 vjetori i çlirimit të Kosovës, dita më e rëndësishme e vendit, që kulmoi me nderhyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe me largimin e të gjitha trupave ushtarake dhe policore të Jugosllavisë.
Në këtë ditë, një mesazh i veçantë ka ardhur nga një ish-ushtar amerikan i NATO-s që ka sherbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Ai tha se 27 vite pas, një person nga Kosova i shkruan për ta flaendëruar për kontriburin e tij për paqe dhe lirinë e Kosvës.
Ai tutje tha se këto momente e bëjnë të kuptoj se kontributi dhe sakrefica e tij ka pasur nuk ka shkuar huq.
“Kanë kaluar 27 vjet që kur kam qenë atje, por ende sot, të paktën një person nga Kosova më shkruan për të më falënderuar për shërbimin tim dhe për paqen e lirinë që gëzojnë. Momente të tilla më bëjnë të ndiej se koha dhe kontributi im kanë pasur vërtet vlerë dhe se sakrifica ime nuk ka qenë e kotë”, ka shkruar ai.
Ndërsa personi që e falenderon ish-ushtarin amerikan, është një gazetar nga Kosova./Nacionale
