APEL PËR NDIHMË 070 982 007
Ylber Limani nga fshati Kolibar i Komunës së Kërçovës, së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e mitur, jetojnë në kushte tejet të vështira në një barakë të improvizuar në qendër të fshatit, e cila rrezikon të shembet në çdo moment.
Megjithëse përpiqet të sigurojë të ardhura duke punuar aty ku i jepet mundësia, ai thotë se e ka të pamundur të përballojë shpenzimet për t’i siguruar familjes kushte minimale jetese. Gjendja është veçanërisht e rëndë për katër fëmijët e vegjël, të cilët rriten në kushte që nuk plotësojnë nevojat bazë për një jetë dinjitoze.
Përballë kësaj situate të vështirë sociale dhe ekonomike, Ylber Limani u bën apel njerëzve vullnetmirë, dhe donatorëve që të ndihmojnë familjen e tij për të siguruar një strehë të sigurt dhe një jetë më të mirë për fëmijët.
Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për këtë familje që po përballet me sfida të mëdha për mbijetesë.