TV LIVE
Nga Vendi
10 June 2026
KËRÇOVË/U PROMOVUA MONOGRAFIA “AJET RUSHITI NË SFIDAT E RRUGËTIMIT ATDHETAR”

Në Qendrën për Kulturë në Kërçovë u promovua monografia “Ajet Rushiti në sfidat e rrugëtimit atdhetar”, me autor Shaban Dalipin, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së atdhetarit të njohur Ajet Rushiti.
Aktiviteti nisi me shfaqjen e një dokumentari që pasqyron jetën dhe angazhimin e Ajet Rushitit në shërbim të kauzës kombëtare.
Më pas, të pranishmëve iu drejtua bashkëveprimtari dhe bashkëfamiljari i Ajet Rushitit, Xhelal Rushiti, i cili kujtoi veprimtarinë e tij të pasur atdhetare dhe bëri ndërlidhjen e saj me zhvillimet aktuale politike.

Për veprën foli edhe recensenti i librit, mr. Nexhat Mehemdi, i cili vlerësoi rëndësinë e monografisë në dokumentimin e jetës dhe kontributit të Ajet Rushitit.

Autori i monografisë dhe dokumentarit, Shaban Dalipi, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke theksuar se si libri ashtu edhe dokumentari sjellin në mënyrë të detajuar jetën, veprimtarinë dhe kontributin e Ajet Rushitit për çështjen kombëtare.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili foli për rolin e rëndësishëm të Ajet Rushitit në mobilizimet e hershme për çështjen kombëtare.

Të pranishmit i përshëndeti edhe ministri Fatmir Limani

 Ndërsa fjalë rasti mbajti edhe kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, i cili theksoi se dashuria për kombin dhe atdheun është dhuratë nga Zoti,duke veçuar takimet e ndryshme të Ajet Rushitit,të cilan janë shembull tipik shqiptar sa i përket bashkëpunimit dhe harmoinsë ndërfetare.

Me fjalë përshëndetëse u paraqit edhe prof. Hamit Mehemdi-Çeliku.
 

Në fund në emër të familjes Rushiti , të pranishmit i falenderoi djali i Ajet Rushitit, Gëzimi, i cili me këtë rast shprehu mirënjohje për të gjithë ata të cilët kontribuan në realizimin e kësaj monografie.

Promovimi i kësaj vepre mblodhi personalitete të jetës publike, veprimtarë, intelektualë dhe qytetarë të shumtë, të interesuar për historinë dhe çështjen kombëtare.



Të ndryshme
Më shumë