TV LIVE
Nga Bota
9 June 2026
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Irani dhe Izraeli kanë deklaruar se kanë ndërprerë sulmet ndaj njëri-tjetrit, një ditë pasi shkëmbyen zjarr për herë të parë që nga armëpushimi i arritur në prill.

Zhvillimi vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje të dy vendeve që të ndalonin menjëherë përshkallëzimin e konfliktit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi se lufta kundër Iranit dhe grupit Hezbollah në Liban nuk ka përfunduar. Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se Tel Avivi ka pezulluar sulmet ndaj Iranit pas një kërkese nga Trump.

Nga ana tjetër, ushtria iraniane njoftoi se kishte ndalur operacionet ushtarake pas asaj që e cilësoi si një “përgjigje të dhimbshme” ndaj Izraelit, duke paralajmëruar se do të reagojë ashpër në rast të sulmeve të reja. Edhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se vendi i tij nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve.

Ndërkohë, Trump u shpreh se Izraeli dhe Irani po kërkojnë të arrijnë një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se situata duhet të zgjidhet sa më shpejt.



Të ndryshme
Më shumë