TV LIVE
Nga Vendi
5 June 2026
Mbi 15 kazino dhe bastore pranë Pallatit të Kulturës dhe Bibliotekës së Qytetit në Kërçovë “Askush nuk e lëviz gishtin për kulturën nëse nuk ka përfitime materiale” – reagon Nurie Emrullai

Shkrimtarja kërçovare Nurie Emrullai ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke ngritur shqetësimin për gjendjen e kulturës në qytet dhe përhapjen e objekteve të lojërave të fatit pranë institucioneve kulturore. Në reagimin e saj, Emrullai thekson se përballë Pallatit të Kulturës dhe Bibliotekës së qytetit në Kërçovë funksionojnë rreth 15 kazino dhe bastore, ndërsa në të njëjtën kohë qyteti është shpallur “Qytet i Kulturës” për këtë vit. “A duhet të diskutojmë më shumë për këtë gjë? A ndahen fonde apo nuk ndahen? Në fund, ironike është se askush nuk e luan gishtin për kulturën, nëse nuk ka përfitime materiale. E gjitha një grotesk”, shkruan ajo në reagimin e saj publik.



Të ndryshme
Më shumë