TV LIVE
Nga Vendi
3 June 2026
PËRKUJTOHET HEROI I KOMBIT GAFURR ZENDELI NË 19-VJETORIN E NDARJES NGA JETA

Me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta, sot u përkujtua Heroi i Kombit Gafurr Zendeli. Familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe qytetarë të shumtë bënë homazhe pranë vendprehjes së tij në fshatin Llapkindoll të Kërçovës, duke nderuar jetën dhe veprën e njërit prej figurave të shquara të çështjes kombëtare shqiptare.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti nipi i Gafurrit ,Alem Zendeli i cili i falendroi ata për pjesmmarjen e tyre në çdo përvjetor .

Më pas 1 minut heshtje në nderë të veprimtarisë së Gafurr Zendelit kërkoi Qerim Halili.

Ndërsa Vajzja e Gafurrit Alba Zendeli, mes emocionesh foli për mungesën e momenteve  të pa përjetuara me babainë e saj, ndrësa falenderoi nënën e saj për kujdesin e vazhdueshëm.Ajo po ashtu faëenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në çdo përvjetor përkujtimor për babain e sajë.

Gafurr Zendeli ,veprimtar i orëve të para të lëvizjeve për liri ,ndërroi jetë tragjikisht 19-vite më parë në vitin 2007 .



Të ndryshme
Më shumë