TV LIVE
Nga Vendi
3 June 2026
Emrullai:Ironike është se njeri nuk e luan gishtin për kulturë, po nuk pati përfitime materiale

Shkrimtarja Nurie Emrullai është përfshirë në debatin e fundit rreth rreth ndarjeve të mjeteve për kulturë në Kërçovë, pas reagimeve të disa individëve që kanë folur në emër të shoqatave kulturore.
Në reagimin e saj, ajo vë në dukje paradoksin se Kërçova mban titullin “Qytet i Kulturës”, ndërsa përreth Pallatit të Kulturës dhe Bibliotekës së qytetit funksionojnë mbi 15 kazino dhe bastore.
Megjithatë, thelbi i mesazhit të saj lidhet me qasjen ndaj kulturës. Sipas Emrullait, diskutimi nuk duhet të kufizohet vetëm te fondet, pasi interesimi për kulturën shpesh shfaqet vetëm kur lidhet me përfitime materiale.
“Në fund, ironike është se njeri nuk e luan gishtin për kulturë, po nuk pati përfitime materiale”, shkruan ajo.


 



Të ndryshme
Më shumë