TV LIVE
Nga Vendi
1 June 2026
EDHE NP “KËRÇOVA PROJEKT” DO TË UDHËHIQET NGA MAQEDONASIT

Këshilli Komunal i Kërçovës, në mbledhjen e fundit, me 10 vota “pro” dhe 9 “kundër”, emëroi Milena Gjorgjieska Dimitrieskën si udhëheqëse të Ndërmarrjes së re  Publike “Kërçova Projekt”.
Përveç emërimit të udhëheqëses, këshilltarët votuan edhe për përbërjen e Këshillit Drejtues të kësaj ndërmarrjeje publike.
Votimi u zhvillua sipas vijave etnike, pasi të nëntë këshilltarët shqiptarë votuan kundër propozimit. Ata argumentuan se në përbërjen e udhëheqësisë dhe të organeve drejtuese nuk është respektuar balanci etnik, duke shprehur pakënaqësi për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë ndërmarrje.


 



Të ndryshme
Më shumë