Një analizë e re ka zbuluar se edhe fjalët më të zakonshme në anglisht mund të shkaktojnë telashe kur përdoruesit i kërkojnë në Google. Ekspertët e Word Unscrambler kanë shqyrtuar të dhënat e kërkimeve dhe kanë identifikuar fjalët që shkruhen më shpesh gabim. Ja disa prej tyre:
Shkronjat e heshtura, kombinimet e dyfishta të shkronjave dhe rregullat jo të zakonshme të drejtshkrimit janë arsyet kryesore pse përdoruesit gabojnë. Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se mbështetja te autocorrect mund të dobësojë aftësitë tona të drejtshkrimit, por gabimet nuk tregojnë mungesë dijenie, thjesht kompleksitetin e gjuhës angleze.
Ndërkohë, Google po sjell risira edhe për email-et. Funksioni i ri AI Overviews lejon kërkimin e mesazheve në Gmail me gjuhë natyrale, duke përmbledhur rezultatet dhe duke nxjerrë informacionin më të rëndësishëm direkt në ekran.
Opsioni AI Inbox organizon automatikisht postën dhe detyrat në kategori, kujton afate pagesash, takime dhe njoftime të rëndësishme. Funksioni Proofread kontrollon qartësinë, stilin dhe strukturën e email-eve para dërgimit, duke sugjeruar përmirësime automatike. Disa nga këto risira, që më parë ishin ekskluzive për abonentët me pagesë, tani do të jenë të disponueshme falas për të gjithë përdoruesit e Gmail-it.
Teknologjia po ndryshon mënyrën si komunikojmë dhe mësojmë, dhe ndonjëherë edhe një gabim i thjeshtë në drejtshkrim mund të na tregojë më shumë për sfidat e gjuhës sesa mendojmë.