TV LIVE
Sport
31 May 2026
Besart Ibraimi nderon Shoqatën “Greshnica”, dhuron fanellën e tij në Mbledhjen Vjetore 2025

Shoqata Humanitare “Greshnica” mbajti me sukses Mbledhjen Vjetore për vitin 2025, në kuadër të aktivitetit tradicional “Grill”, duke mbledhur anëtarë, mysafirë dhe përkrahës të shoqatës në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe plot respekt.

Një moment i veçantë i këtij takimi ishte pjesëmarrja e futbollistit të njohur Besart Ibraimi, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, ai i dhuroi fanellën e tij kryetarit të shoqatës, Xhevahir Ramadani, një gjest që u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit dhe që do të mbetet një kujtim i veçantë për shoqatën.

Të pranishmit i përshëndetën edhe Nijat Bajrami dhe Shpëtim Latifi, të cilët në fjalimet e tyre theksuan rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe ruajtjes së frymës së unitetit brenda komunitetit.

Në përmbyllje të aktivitetit, kryetari Xhevahir Ramadani ndau mirënjohje për mysafirët dhe sponsorët, duke shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në realizimin e aktiviteteve të shoqatës.

Nga Shoqata Humanitare “Greshnica” u vlerësua se ky takim konfirmoi edhe një herë rëndësinë e bashkimit, respektit dhe miqësisë si vlera themelore që e forcojnë shoqatën dhe e motivojnë drejt projekteve dhe sukseseve të reja.



Të ndryshme
Më shumë