TV LIVE
Nga Vendi
30 May 2026
Humbi jetën motoçiklisti 19 vjeçar në Shkup, u godit nga një makinë

Një motoçiklist i moshës 19-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik komunikacioni që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Shkup, saktësisht në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se aksidenti fatal është denoncuar rreth orës 22:21, në udhëkryqin midis bulevardit “Nikolla Karev” dhe rrugës “Prohor Pçinski”. Në këtë përplasje kanë qenë të përfshirë një automjet i udhëtarëve “Audi A4”, i drejtuar nga 31-vjeçari N.H. nga fshati Vizbeg i Shkupit, dhe dy motoçikleta, njëra e tipit “BMW” e drejtuar nga 19-vjeçari M.F. nga Shkupi dhe tjetra “Honda XDV” e drejtuar nga 21-vjeçari N.B. po ashtu nga Shkupi. Siç njofton policia, lëndime jashtëzakonisht të rënda ka pësuar 19-vjeçari M.F., i cili me urgjencë është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Përkundër përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, i riu fatkeqësisht u ka nënshtruar lëndimeve të rënda pak kohë pas pranimit në spital, ndërsa policia ka kryer ekspertizën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.(INA)



Të ndryshme
Më shumë