TV LIVE
Kuriozitete
30 May 2026
37 vjetori i vrasjes së atdhetarit Ali Ajeti

Më 30 maj të vitit 1989, në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb.

Në atë ditë, Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa kur e ashtuquajtura “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.

Në një përleshje të armatosur në Shtedim të Podujevës, Ali Ajeti vritet nga forcat serbe, ndërkaq plagosen disa të tjerë.

Ali Ajeti u lind në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe nga viti 1984 deri më 1988 ishte në burg.

Pas daljes nga burgu, Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”.

Sot emrin e këtij heroi e mbajnë shkolla, rrugë, shoqata humanitare, kulturo-artistike, etj, si p.sh. Shkolla fillore në vendlindjen e tij, Sfeçël dhe një rrugë në Prishtinë.



Të ndryshme
Më shumë