Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” në Kërçovë, në ditën e tretë të festës së Kurban Bajramit, ka nisur aksionin e radhës humanitar për shpërndarjen e mishit të kurbanit për familjet në nevojë në rajonin e Kërçovës.
Kryetari i organizatës, Muhamet Mehmeti, njoftoi se nga dita e sotme vullnetarët e kësaj organizate kanë filluar me shpërndarjen e mbi 400 kurbaneve.
Duke potencuar se kurbanet janë përgatitur në thertore sipas kushteve dhe rregullave të fesë islame hallall, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të ruhen në hapësira të posaçme deri në shpërndarjen e tyre te familjet në nevojë.