TV LIVE
Nga Vendi
29 May 2026
MYFTINIA E KËRÇOVËS NESËR MBRËMA ORGANIZON MANIFESTIM SOLEMN PËR KURBAN BAJRAMIN

Myftinia e Kërçovës nesër në mbrëmje, me fillim nga ora 20:15, organizon manifestim solemn me rastin e festës së Kurban Bajramit, nën moton “Atmosferë Bajrami që bashkon zemrat e besimtarëve”.

Në këtë manifestim fetar dhe kulturor, besimtarët do të kenë mundësi të ndjekin një program të pasur me këndim të Kuranit, dhe ilahi nga emra të njohur si Eljesa Asani, Azra Pajazitovska, kori “Moshus” nga Bosnia dhe Hercegovina, si dhe Qemal Emini.

Në mesin e të pranishmëve do të jetë edhe kreu i Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu.

Bejtulla Baftiri, referenti i Myftinisë së Kërçovës, për TV Uskana ka apeluar te besimtarët për pjesëmarrje sa më masovike, që së bashku të festojnë një natë festive në frymën e Kurban Bajramit.



Të ndryshme
Më shumë