TV LIVE
Nga Vendi
29 May 2026
Arrestohen 2 persona në Tetovë, për “ngacmim me elemente të marrëdhënies seksuale” ndaj një të miture

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se më 28.05.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona të moshës 58 and 37 vjeçare, të dy nga fshatra të rrethinës së Tetovës.

Paraprakisht, po atë ditë në orën 16:45, në SPB Tetovë, një person i moshës 62 vjeçare po ashtu nga një fshat i Tetovës ka denoncuar veprën penale “ngacmim seksual” me elemente të marrëdhënies seksuale të kryer ndaj mbesës së saj të mitur nga ana e personit 58 vjeçar.

“Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024, kur e mitura e cila atëher ka qenë15-vjeçare po kthehej nga Tetova me një furgon të cilin e drejtonte i denoncuari, me ç’rast i njëjti duke përdorur forcë fizike ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën”.

“Pas një periudhe të caktuar, e mitura ia ka treguar ngjarjen nënës së saj 37-vjeçare, e cila ishte në lidhje me personin 58 vjeçar, por ajo nuk e ka denoncuar ngjarjen. Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB.



Të ndryshme
Më shumë