TV LIVE
Sport
29 May 2026
Ndërroi jetë tragjikisht 13-vjeçari Agan Asani nga Çerkezi i Kumanovës, ishte futbollist i talentuar i KF Kumanova

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kumanovën, ku ka ndërruar jetë tragjikisht 13-vjeçari Agan Asani nga Çerkezi, futbollist i talentuar i KF Kumanova.

Sipas informacioneve fillestare, i mituri humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, pasi u godit nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugën e vjetër Kumanovë-Shkup, në hyrje të fshatit Çerkez.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur trajneri i tij, Ismet Zeqriri, përmes një postimi prekës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani. Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova”, ka shkruar Zeqriri.

Vdekja e Agan Asanit ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, sportdashësit dhe komuniteti i futbollit në Kumanovë.(INA)



Të ndryshme
Më shumë