TV LIVE
Sport
29 May 2026
Argjentina publikon listën, Scaloni “fshin” dy emra “big”, nuk mungon Messi

Nuk kishte dyshime, por tani është zyrtare: Lionel Messi do të udhëheq Argjentinën në Botërorin “FIFA2026”. Për herë të 6-të në karrierë, Messi do të marrë pjesë në një Botëror, i cili pritet të jetë i fundit për legjendën e futbollit. Federata Argjentinase ka bërë publike listën zyrtare me 26 lojtarë të ftuar nga trajneri Scaloni.

Ashtu si pritej, Scaloni i besojë pjesës më të madhe të lojtarëve me të cilët 4 vite më parë fitoi Botërorin në Katar. Vetëm dy mungesa, nëse mund të konsiderohet e tilla, me Scalonin që nuk ftoi Franco Mastantuono, talentin e Real Madrid dhe fantazistin e Romës, Paulo Dybala.

Nga Messi, te Lautaro Martinez, Nico Paz, Julian Alavrez dhe shumë yje të tjerë, Argjentina shkon edhe në këtë Botëror me “artilerinë” e rendë dhe me stafin e një ekipi favorit.

Lista me lojtarët e ftuar nga Argjentina
Portierët: Juan Musso (Atletico Madrid),Gerónimo Rulli (Olympique de Marseille), Emiliano Martínez (Aston Villa);

Mbrojtësit: Leonardo Balerdi (Olympique de Marseille), Nicolas Tagliafico (Lyon), Gonzalo Montiel (River Plate), Lisandro Martinez (Manchester United), Cristian Romero (Tottenham Hotspur), Nicolas Otamendi (Benfica), Facundo Medina (Lens), Nahuel Molina (Atletico Madrid);

Mesfushorët: Leandro Paredes (Roma), Rodrigo De Paul (Inter Miami), Valentin Barco (Strasbourg), Giovani Lo Celso (Real Betis), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Alexis Mac Allister (Liverpool), Enzo Fernandez (Chelsea);

Sulmuesit: Julian Alvarez (Atletico Madrid), Lionel Messi (Inter Miami), Nicolas Gonzalez (Juventus), Thiago Almada (Atletico), Giuliano Simeone (Atletico Madrid), Nico Paz (Como), Jose Manuel Lopez (Palmeiras), Lautaro Martínez (Inter Milan) përcjell  Zhurnal.mk .



Të ndryshme
Më shumë