TV LIVE
Nga Rajoni
28 May 2026
Masakra zgjedhore e 26 majit 1996/ Rama nxjerr pamjet dhe bën krahasimet: Në një datë që tregon dy realitete krejt të ndryshme

26 maji i vitit 1996 mbetet një nga datat më të debatueshme në historinë politike të Shqipërisë, e shoqëruar me tensione, dhunë dhe akuza për manipulim zgjedhor ndaj qeverisë së asaj kohe, të drejtuar nga partia Partia Demokratike e  Sali Berishës, në atë kohë president.

Tre dekada më pas, kryeministri Edi Rama e krahason atë periudhë me Shqipërinë e sotme, duke theksuar ndryshimet në drejtësi, demokraci dhe rrugën e integrimit europian të vendit.

“Në një datë që tregon dy realitete krejt të ndryshme”, shkruan Rama në videon ku përballen pamjet e 26 Majit 1996 me Shqipërinë e sotme në arenën ndërkombëtare.

Të martën e 26 majit, Shqipëria mbajti konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Europian, hap i cili ka shtruar tashmë rrugën për mbylljen e grupkapitujve negociues.



Të ndryshme
Më shumë