TV LIVE
ShowBiz
28 May 2026
27-vjeçari i vodhi kartat Johnny Depp, shpenzoi gjysmë milioni paundë

Një jordanez 27-vjeçar është arrestuar në Budapest me dyshimin për vjedhjen e të dhënave të kartës bankare të Johnny Depp dhe shpenzimin e pothuajse gjysmë milioni paund nga llogaria e tij.

Ajo që është veçanërisht e çuditshme është se aktori 62-vjeçar dyshohet se nuk e vuri re zhdukjen e parave të tij për më shumë se dy vjet, derisa banka i etiketoi transaksionet si të dyshimta, raporton Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Hetuesit hungarezë thanë se çështja u hap në fillim të këtij viti pasi një institucion financiar amerikan kontaktoi degën hungareze të FBI-së në lidhje me tërheqjet e paligjshme nga llogaria e njërit prej klientëve të saj.

Shpejt u përcaktua se personi ishte Johnny Depp, i cili thuhet se nuk ishte në dijeni të qindra transaksioneve të kryera midis janarit 2024 dhe dhjetorit 2025.

Hetuesit aktualisht po shqyrtojnë një total prej 308 transaksionesh me vlerë më shumë se 536,534 paundë, ose rreth 619,500 euro



Të ndryshme
Më shumë