TV LIVE
Nga Vendi
26 May 2026
Sali: Të enjten një zgjidhje finale për provimin e jurisprudencës, shohim a shkon në Venecia

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka bërë të ditur në Click Plus në TV21 se është formuar një grup punues që po merret intensivisht me çështjen e provimit të jurisprudencës, duke paralajmëruar se një draft final do të duhet të dorëzohet këtë të enjte.

“Ditën e enjte do të duhet të sillet një draft final”, kështu tha zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali.

Ai shtoi se mbetet për t’u parë nëse ky model i propozuar do të ketë nevojë për t’u dërguar për shqyrtim në Komisionin e Venecias.

“Është irelevante nëse do të vonohet një muaj në Komisionin e Venecias ose menjëherë do të dërgohet për implementim, duke shtuar se nuk duhet nxituar pasi siç tha “zgjidhjet e shpejta na japin pasoja si mosharmonizim të ligjeve me ligjin e gjuhëve”, theksoi ai.(INA)



Të ndryshme
Më shumë