TV LIVE
Nga Vendi
26 May 2026
Policia për 8 orë sanksionoi 116 motoçiklistë në Shkup, u konfiskuan 3 motoçikleta

Policia në Shkup ka sanksionuar gjatë ditës së djeshme 116 motoçiklistë gjatë një aksioni tetëorësh në komunikacion. Sipas MPB-së, 64 drejtues janë gjobitur për mosmbajtje të helmetës, 13 për drejtim pa patentë shoferi, ndërsa janë evidentuar edhe tre motoçikla të paregjistruara.

“Nga ora 10:00 deri në 18:00, zyrtarët policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacion pranë SPB Shkup dhe Njësia Operative Speciale kanë realizuar kontroll të përforcuar ndaj motoçiklistëve në territorin e Shkupit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 116 drejtues motoçikletash, prej të cilëve 64 për mosmbajtje të helmetës, 13 për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi, si dhe janë evidentuar tre motoçikla të paregjistruara dhe shkelje të tjera në komunikacion. Policia ka konfiskuar edhe tre motoçikla për shkak të veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Nga MPB theksojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht motoçiklistët, të respektojnë rregullat e trafikut për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë