TV LIVE
Sport
23 May 2026
Muçi me Trabzonsporin fitojnë Kupën, Enis Bardhi “fytyra tragjike”

Ernest Muçi me Trabzonsporin e kanë fituar Kupën e Turqisë.

Trabzonspori në finale të premten mbrëma e mposhti Konyasporin me rezultatin 2:1.

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, luajti deri në minutën e 92-të për Trabzonin.

Dy golat e fitores për Trabzonin i realizoi Paul Onuachu në minutën e 18-të dhe të 79-të.

Golin e vetëm për Konyasporin e shënoi Jackson Muleka në minutën e 50-të.

Ndërsa te Konyaspori humbi penallti edhe kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi. Bardhi pati mundësi t’ia jepte epërsinë skuadrës së tij në minutën e 57-të.

Bardhi luajti deri në minutën e 80-të.

Për Trabzonsporin është trofeu i dhjetë i Kupës së Turqisë.



Të ndryshme
Më shumë