TV LIVE
Nga Vendi
22 May 2026
MPB me detaje për aksidentin në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qarkoren adishan-Prishtinë-Mirkovcë, që siç tha, shoferi 76-vjeçar që po drejtonte kamionin, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një veturë “BMW” me targa të Shkupit, shkruan TV21. Në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë shoferi R.V. dhe bashkudhëtarët në automjetin e tij, A.V. (20) dhe P.M. (20) nga Shkupi, si dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka njoftuar MBP.

“Më 21.05.2026, në ora 23:00, në SPB Shkup është raportuar se në unazën e Qytetit të Shkupit, mes mbikalimit Vizbeg dhe nyjës Mirkovcë, B.B. (76) nga Kosova, duke drejtuar automjet transportues – kamion tërheqës “MAN” me gjysmërimorkio me targa të Kosovës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka kaluar përmes gardhit metalik në kahun e kundërt të autostradës, me ç’rast është përplasur me një veturë “BMW” me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V. (51) nga Shkupi. Nga përplasja ka shpërthyer zjarr në të dy automjetet, ku vetura dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri në Shkup.

Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë shoferi R.V. dhe bashkëudhëtarët në automjetin e tij, A.V. (20) dhe P.M. (20) nga Shkupi, si dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion. Po ashtu, me urdhër të prokurorit publik, shoferi B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë