TV LIVE
Sport
22 May 2026
Carrick bind Man Utd-n, caktohet trajner i përhershëm

Michael Carrick është emëruar trajner i përhershëm i Manchester United, pasi impresionoi gjatë periudhës së tij si trajner i përkohshëm.

Ish-lojtari i klubit mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës në muajin janar, pas vendimit të United për t’u ndarë nga Ruben Amorim, dhe shumë shpejt arriti ta ngjisë ekipin në tabelën e Premier League.

Carrick pati një debutim ëndrrash, duke triumfuar 2-0 ndaj rivalit lokal Manchester City. Më pas erdhi edhe fitorja 3-2 në transfertë ndaj Arsenal. Nën drejtimin e tij, United regjistroi fitore edhe kundër Liverpool, Chelsea, Aston Villa dhe Tottenham Hotspur.

Edhe pse rezultatet ndaj skuadrave më të vogla nuk kanë qenë gjithmonë bindëse, Carrick arriti ta ngjisë Manchester Unitedin nga vendi i shtatë në pozitën e tretë dhe të sigurojë kualifikimin në UEFA Champions League.

Ky do të jetë roli i dytë i përhershëm si trajner në karrierën e Carrick, pasi më parë kishte kaluar tri vite në krye të Middlesbrough në Championship.



Të ndryshme
Më shumë