TV LIVE
Nga Vendi
21 May 2026
Filipçe i bën thirrje publike Mickoskit: T’i miratojmë ndryshimet kushtetuese së bashku

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i ka drejtuar një thirrje direkte kryeministrit Hristijan Mickoski dhe pushtetit për miratimin e përbashkët të ndryshimeve kushtetuese, duke ofruar që LSDM-ja të ndajë përgjegjësinë politike për këtë hap, por edhe për të gjithë procesin e mëtejshëm negociues me Bashkimin Evropian.

Këtë apel lideri i opozitës e bëri gjatë fjalimit të tij në panel-diskutimin me temë: „Dimensioni gjeopolitik i zgjerimit të BE-së dhe implikimet për Ballkanin Perëndimor“. Sipas Filipçes, shteti ndodhet në një kohë jashtëzakonisht kritike në të cilën duhet të merren vendime serioze që të mos humbet momenti gjeopolitik.

Në fjalën e tij, Filipçe kujtoi se për më pak se dy javë në vend arrin kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, i cili, siç theksoi ai, që para një viti porositi qartë se për anëtarësim në BE ekziston vetëm „plani A“.

Sipas kryetarit të LSDM-së, pas më shumë se 15 vitesh në Union përsëri ka një vullnet të fortë për zgjerim, i cili tani është lart në listën e prioriteteve. Si argumente për këtë, ai përmendi formimin e komisionit për marrëveshjen e aderimit të Malit të Zi, përparimin e Shqipërisë, si dhe zhvillimet globale gjeopolitike lidhur me Ukrainën dhe Moldavinë.



Të ndryshme
Më shumë