Ndryshime kadrovike kanë ndodhur në Komunën e Kërçovës dhe në përbërjen e Këshillit Komunal.
Këshilltari i deritanishëm i VMRO-DPMNE-së në Këshillin Komunal të Kërçovës, Aleksandar Mickoski, është emëruar sekretar i ri i Komunës së Kërçovës. Ai në këtë detyrë do ta zëvendësojë Aneta Nasteskan e cila në këtë pozitë erdhi si mareveshje politike nga qevrisja e kaluar.
Si pasojë e këtij emërimi, por edhe e emërimit të Zhaneta Milnoska Petreska në pozitën e avokates së shtetit, janë bërë ndryshime edhe në përbërjen e Këshillit Komunal.
Në vend të tyre, si këshilltarë të rinj janë emëruar Darko Deanoski dhe Silvija Ristevska,qe vine po ashtu nga lista e keshilltarëve nga radhët e VMRO DPMNE-së të cilët gjatë seancës së Këshillit Komunal dhanë edhe betimin solemn.