Bashkëluftëtari i Ramush Haradinaj, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 7 qershorit do ta mbështesë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke e cilësuar këtë subjekt si një zë të fuqishëm opozitar dhe të domosdoshëm për Kuvendin e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Këto zgjedhje janë ndoshta ndër më të rëndësishmet në historinë tonë të pasluftës. Më 7 qershor, kam vendosur ta mbështes Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Pse? Sepse Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar.
Ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë. Aleanca, e edhe Ramushi me shokë i duhet Parlamentit të Republikës së Kosovës. Prezenca e këtij subjekti politik është garanci për vendin, për lirinë dhe për shtetin tonë.
Si subjet parlamentar janë dëshmuar se dinë të bëjnë dallimin kur duhet të jenë të ashpër dhe të palëkundur ndaj agjendave kundër shtetit, por edhe kur duhet maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare.
Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira dhe që nuk janë lëkundur kurrë përballë sfidave të shtetit.Përherë dhe gjithmonë me gjithë çlirimtarët dhe ndërtuesit e mbrojtësit e shtetit e kombit!
Nasim Haradinaj