TV LIVE
Kuriozitete
20 May 2026
Punimet restauruese të Muzeut Kombëtar drejt përfundimit, lajmëron Gonxhja

Punimet e fazës së parë restauruese përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar janë drejt përfundimit, lajmëron ministri i Turizmit, Blendi Gjonxhja.

Videoja e postuar nga Gonxhja tregon pamjen e restauruar e godinës pas përfundimit të ndërhyrjeve në fasadë dhe heqjes së skelave mbrojtëse, ndërsa puna vazhdon për përfundimin e plotë të fazës së parë të implementimit të ndërhyrjeve strukturore.

Ky projekt vjen në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

"Janë drejt përfundimit punimet e fazës së parë restauruese përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në fasadë dhe heqjes së skelave mbrojtëse, tashmë zbulohet pamja e restauruar e godinës, ndërsa puna vazhdon për përfundimin e plotë të fazës së parë të implementimit të ndërhyrjeve strukturore." - shkruan Gonxhja në fb.

A.K./TemA



Të ndryshme
Më shumë