TV LIVE
Nga Bota
19 May 2026
Sulm me armë në xhami në San Diego, dy adoleshentët vrasin 3 persona, më pas kryejnë vetëvrasje

Dy adoleshentë të armatosur hapën zjarr në një xhami në San Diego të SHBA-së të hënën, duke vrarë tre persona, përpara se më pas të vrisnin veten, thanë autoritetet amerikane.

Sulmi ndodhi në Islamic Center of San Diego dhe po hetohet si një krim i mundshëm urrejtjeje.

Shefi i Policisë së San Diegos, Scott Wahl, deklaroi se autoritetet po përpiqen ende të zbulojnë motivin e sulmit, ndërsa më shumë detaje pritet të dalin në ditët në vijim.

Sipas policisë, rreth orës 09:42 të mëngjesit, autoritetet morën një telefonatë nga një grua që raportoi zhdukjen e djalit të saj adoleshent. Ajo u shpreh e shqetësuar se djali mund të ishte vetëvrë dhe njoftoi policinë se disa armë dhe automjeti i saj mungonin.

“Informacioni që ajo po ndante me ne filloi të rriste nivelin e kërcënimit që po perceptonim”, tha Wahl.

Rreth dy orë më vonë, policia mori njoftime për një person që po qëllonte me armë në zonën e Eckstrom Avenue. Oficerët mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash, ndërsa deri në 100 efektivë hynë në qendrën islame pas raportimeve për të shtëna në xhami.

Nga sulmi mbetën të vrarë tre burra, ndërsa dy autorët e dyshuar u gjetën më vonë të pajetë, pasi dyshohet se kishin vrarë veten.

Ngjarja ndodhi vetëm një javë para festës myslimane të Kurban Bajramit dhe pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit në Mekë, duke shkaktuar tronditje në komunitetin mysliman në SHBA.

/vizionplus.tv



Të ndryshme
Më shumë