Muxhahid Mislimi ka shkëlqyer në Kupën e Maqedonisë 2026, duke dominuar garat dhe duke regjistruar një paraqitje të jashtëzakonshme sportive që konfirmon formën e tij të lartë.
Atleti i Muxhahid Mislimi arriti dy fitore të rëndësishme dhe dy rekorde personale:
5000 metra – 15:24.69
3000 metra me pengesa – 10:00.42
Me një finish të fuqishëm dhe ritëm konstant gjatë gjithë garave, Mislimi tregoi dominim të plotë në pistë, duke u konfirmuar si një nga emrat më në formë të momentit.
Ky sukses përbën një arritje të madhe edhe për klubin AK Uskana, i cili vazhdon të prodhojë rezultate të rëndësishme në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Një tjetër dëshmi e punës, disiplinës dhe përgatitjes së lartë – me synime edhe më të mëdha përpara.


Nga AK Uskana u shpreh krenari për paraqitjen dhe shpirtin luftarak të atletit, duke e vlerësuar këtë sukses si një moment të rëndësishëm për klubin dhe atletikën në Kërçovë.
Urime kampionit për këtë arritje të jashtëzakonshme!
