Në Xhaminë Sulltan Bejazit u mbajt ceremonia e duasë për haxhilerët e Myftinisë së Kërçovës, të cilët këtë vit do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta për të kryer kushtin e pestë të Islamit – Haxhin.
Myftiu i Kërçovës, Qamil Rushiti, në prononcimin e tij për TV Uskana bëri të ditur se këtë vit nga Kërçova do të udhëtojnë 50 haxhilerë. Ai tha se besimtarët do të shoqërohen nga një ekip i Myftinisë, i udhëhequr nga sekretari i myftinisë, Xhemail Ahmeti.
Myftiu po theksoi gjithashtu se Bashkësia Fetare Islame ka ndërmarrë të gjitha masat dhe përgatitjet e nevojshme, me qëllim që të shmangen vështirësitë e mundshme gjatë organizimit dhe realizimit të udhëtimit për në Haxh.
Në oborrin e xhamisë,familjarë dhe qytetarë të shumtë u përshëndetët me haxhilerët të cilët do të shkojnë në haxh për të kryer njërin ndër kushtet kryesore të fesë islame.