TV LIVE
Nga Vendi
16 May 2026
NXËNËSIT E SHF “SANDE SHTERJOSKI” NISIN PËRGATITJET PËR DRAMËN “UNË JAM TI E TI JE UNË”

Nxënësit e klasës së pestë pranë SHF "Sande Shterjoski” në Kërçovë kanë filluar përgatitjet për shfaqjen teatrale “Unë jam Ti e Ti je unë”, dramë pesë aktëshe me autor prof. Qamil Aliu. Shfaqja pritet të mbahet më 4 qershor në qendërn për kulturë në Kërçovë.
Autori i dramës, prof. Qamil Aliu, foli për mesazhet që përcjell kjo shfaqje, duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit,dhe  ndërveprimit për të arritur deri te suksesi . 

Ndërkohë, nxënësit nën udhëheqjen e arsimtares Lirije Ballazhi, po punojnë me shumë përkushtim dhe entuziazëm në realizimin e roleve të tyre. 

Shfaqja pritet të sjellë emocione dhe mesazhe të forta për publikun, ndërsa nxënësit po vazhdojnë intensivisht provat për t’u paraqitur sa më denjësisht për para publikut  në skenë.



Të ndryshme
Më shumë