TV LIVE
Nga Vendi
16 May 2026
Ministri shqiptar në Mal të Zi në përkrahje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Në mbështetje të protestës së radhës të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka dalë edhe Ministri i administratës publike në Malin e Zi, Marash Dukaj.

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore: të mësojnë dhe të vlerësohen në gjuhën e tyre amtare. Kjo e drejtë garantohet nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, sepse gjuha është themel i identitetit dhe dinjitetit kombëtar. Shoqëritë demokratike maten nga respekti që tregojnë për të drejtat e komuniteteve dhe zbatimin e barabartë të ligjit. Mbështetje e plotë për studentët që me dinjitet po kërkojnë atë që u takon. Koha është për zbatim, jo për justifikime”, shprehet ai.

Më 18 maj studentët shqiptarë do të dalin sërish në protestë për të kërkuar të drejtë e tyre legjitime që provimet shtetërore të jenë në gjuhën shqipe, por që do të kërkohet edhe zbatimi i gjuhës shqipe.(INA)



Të ndryshme
Më shumë