TV LIVE
Nga Vendi
16 May 2026
Promovohet në Shkup romani “Lamtumirë Bukuresht” i autorit Remzi Murati

Në ambientet e Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u mbajt ceremonia e promovimit të romanit “Lamtumirë Bukuresht”, me personazh kryesor Mulla Neshyt Murat-Zajazi, vepër e autorit Remzi Murati.

Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë personalitete të jetës publike, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.

Për veprën në fjalë folën recenzenti Avzi Mustafa dhe profesori Hamit Mehmedi, të cilët vlerësuan rëndësinë historike dhe letrare të romanit.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i institutit, Besnik Emini, ndërsa në emër të familjes së autorit të pranishmit i përshëndeti Ismet Murati.

Në fund, të pranishmit i përshëndeti edhe vetë autori i veprës, Remzi Murati, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe vlerësimin e dhënë për romanin “Lamtumirë Bukuresht”.



Të ndryshme
Më shumë