Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka takuar kandidatët për deputetë nga partia e tij, për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.
PDK, në vlerësimin e tij, është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën.
“Vetëm të bashkuar, me kontributin e secilit, mund ta nxjerrim vendin nga kriza dhe stagnimi, e t’i japim drejtimin që meriton”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.
Sipas tij, është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës.