TV LIVE
Sport
16 May 2026
Revolucioni te Milani/ Më shumë pushtet për Zlatan Ibrahimovic dhe ndryshime të mëdha të mundshme në klub

Te Milani është koha e ndryshimeve të mëdha dhe në qendër të gjtihçkaje është gjithnjë ai; Zlatan Ibrahimovic. Takimet në Londër mes Gerry Cardinale dhe drejtuesve të tjerë të klubit përcaktoi rrugën për të ardhmen e kuqezinjve.

Një takim që ka shijen e një ndryshimi epokal nën një yll polar shumë të qartë; shpërndarja e pushtetit. Dhe në këtë pikë, ylli i Ibrahimovic ndriçon më shumë se kurrë, gati për të marrë role dhe përgjegjësi.

Deri tani, roli i Zlatan Ibrahimovic si Senior Advisor i RedBird ishte e tillë; shumë karizëm, shumë prezencë në Milanello, por me një veprimtari që shpesh përjetohet pas kuintave. Por tani muzika ndryshon, Cardinale ka vendosur t’i japë suedezit, çelësat e rindërtimit të skuadrës. Ibrahimovic nuk do të jetë vetëm një këshilltar i besuar, por njeriu i fortë që do të drejtojë të gjithë zonën sportive. Një superdrejtuest i vërtetë që do të ketë fjalën e fundit në merkato, menaxhimin e grupit dhe sidomos përzgjedhjen e personave kyç.

Fjalët e fundit të Cardinales nuk lënë vend për interpretime. Pa sigurinë matematikore të kualifikimit në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, dështimi është shumë pranë dhe revolucioni ka nisur. Përqendrimi i pushtetit në duart e Ibrahimovic në mënyrë të paevitueshme gjeneron tronditje brenda Milanit. Vetë Furlani është në testim. Shefi Ekzekutiv i klubit që prej kohësh është vënë në qendër të kontestimeve të tifozëve e sheh që pozicioni i tij të vihet shumë në diskutim. Me ngjitjen strategjike të Ibrahimovic, kompetencat në zonën sportive largohen nga shefi ekzekutiv duke vënë në diskutim të gjithë organigramën e klubit.

Më pas është edhe çështja e fushës së lojës. Krisja mes Ibrahimovic dhe Massimiliano Allegrit  duket se është e pariparueshme. Suedezi do një Milan ndryshe, më agresiv dhe qëndrimi i livornezit në stol është në fije të perit. Lamtumira e tij në fund të sezonit është skenari më i mundshëm. Cardinale zgjodhi të besojë te instinkti dhe te mentaliteti fitues i ish sulmuesit. Një lëvizje kjo që e ndan tifozerinë mes atyre që kërkojnë kthimin e Maldinit dhe atyre  që kritikojnë arrogancën e klubit, por që skicon një linjë të qartë. Në merkaton e verës nuk do të pranohen gabime; Ibrahimovic do të drejtojë strategjinë, me detyrën për të bërë shpenzimet e duhura në rolet kyçe duke blinduar emrat e rëndësishëm të skuadrës e duke sjelle në Milano lojtarë që janë në gjendje që të fitojnë menjëherë.



Të ndryshme
Më shumë