TV LIVE
Sport
16 May 2026
Finalja e madhe e FA Cup: Chelsea – Manchester City

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e FA Cup, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Manchester City dhe Chelsea.

Ndeshja pritet të nisë nga ora 16:00 dhe do të luhet në stadiumin legjendar Wembley Stadium, aty ku pritet një atmosferë elektrizuese dhe një spektakël i madh futbollistik.

Chelsea e sheh këtë përballje si mundësinë ideale për të shpëtuar një sezon zhgënjyes, pasi “Blutë” kanë dështuar të sigurojnë kualifikimin në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Manchester City synon të mbyllë sezonin me të paktën një trofe madhor.

Atmosfera në Londër pritet të jetë e jashtëzakonshme, pasi finalja e FA Cup vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të ndjekura në futbollin botëror.



Të ndryshme
Më shumë