Shakira publikoi mbrëmë këngën e saj të re, himnin zyrtar të Kupës së Botës që do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 19 korrik.
Titulli i këngës është “Dai Dai” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin nigerian, Burna Boy.
Në tekstin e këngës përmendet Paolo Maldini, së bashku me të mëdhenj të tjerë të futbollit botëror, si Pele dhe Maradona, gjithmonë të pranishëm.
“Dai Dai” do të jetë himni zyrtar i Fondit të FIFA-s për Arsimin Qytetar Global, i cili synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të promovuar aksesin e fëmijëve në arsim dhe sport.