TV LIVE
Nga Vendi
14 May 2026
Konferenca “Gruaja dhe Familja”, theksohet roli i grave në politikë dhe shoqëri

Përmes një postimi në Facebook, Albulena Demiri Zendeli ka bërë të ditur pjesëmarrjen e saj në konferencën “Gruaja dhe familja”, e organizuar në kuadër të programit ballkanik “Gönülden Gönüle”.

Sipas saj, në këtë konferencë u diskutua mbi rëndësinë e rolit të gruas në politikë, shoqëri dhe familje, duke theksuar se gratë kanë kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë.

“Në këtë konferencë u theksua se roli i grave në politikë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ashtu si edhe roli i tyre në shoqëri dhe familje. Kontributi i grave në çdo fushë të jetës ka vlerë të madhe, sepse ato janë shtyllë e zhvillimit, barazisë dhe përparimit të shoqërisë”, ka shkruar Demiri Zendeli.

Ajo ka bërë të ditur se në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuese të rëndësishme politike, mes tyre kryetarja e Forumit të Gruas të AK Parti, Tuba Isik Ercan, deputetja e Parlamentit të Madh Turk Rükye Toy, si dhe deputetja dhe kandidatja aktuale për deputete nga Kosova Labinotë Demi Murtezi.

Në postimin e saj, Demiri Zendeli ka theksuar gjithashtu se gjatë konferencës u prezantua modeli i AK Parti për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, me synim rritjen e përfshirjes së tyre aktive në jetën publike.



Të ndryshme
Më shumë